Një 68-vjeçare ka humbur jetën Zharrëz në Fier.

Mësohet se Nadire Kotherja ka qenë duke ushqyer shpendët e saj, por aksidentalisht dyshohet të ketë rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë. 

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 10:15, në fshatin Zharrëz, shtetasja N.K, 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë.Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrathanave të kësaj ngjarje.