Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.