Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.

Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët, të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti. Shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Dy punëtorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre. Policia e Zjarrfikësja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër. Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.