Një çift të moshuarish me iniciale F.Xh dhe T.Gj, kanë hipur në një vinç pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë se do të hidhen që prej orës 07:30.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po negocion me ta për t’i bindur që të zbresin.

Nuk dihen arsyet që i kanë shtyrë të moshuarit të ndërmarrin një akt të tillë. Ndërkohë, uniformat blu kanë shoqëruar rojen e objektit se si ka mundësi që të moshuarit hipën në vinç pa u vënë re prej tij.