Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me pasojë plagosjen e shtatë personave, dy prej të cilëve fëmijë të moshës 7 dhe 3 vjeç.

Personat e plagosur janë shtetasit Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, V.P., 56-vjeçe, K. T. (7 -vjeç) dhe A. T. (3-vjeç).

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Derviçanit, pas përplasjes së dy makinave, njëra prej të cilave përfundoi poshtë rrugës e shkatërruar.

Informacion paraprak.

Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, pranë  fshatit Dervician janë përplasur dy automjete tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.K, 55 vjeç,banues në fshatin Goranxi, Dropull dhe mjeti tjetër me drejtues shtetasin R.T. 44 vjeç, ku ishin pasagjerë dhe shtetasit R.T., 29 vjeçe, K.T., 7 vjeç, A.T., 3 vjeçe, A.P., 59 vjeç dhe V.P., 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan.

Shtesasit e mësipërm janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.