Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në një familje në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Nga burimet zyrtare mësohet se policia ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.