Në datën 07.06.2019, rreth orës 02:40, është marrë njoftim se në Ulëz, janë djegur pjesërisht dy automjete.

Dy makinat janë në pronësi të kryetares së PD Ulëz, njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi.

Sipas policisë së Dibrës, mjetet janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.