Dy makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Mësohet se dy automjetet ishin në parkim në lagjen “Pavarësia”.

“Si pasojë automjeti i markës “Smart” në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës “Volkswagen” në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.