Një zjarr përfshiu katin e fundit të një pallati në Fushë-Krujë. Pak minuta më parë, është marrë sinjali se një zjarr ka përfshirë një hyrje në katin e fundit të një pallati, ndërsa katër fëmijë kanë mbetur të afiksuar për shkak të tymit.

Kati i tretë i pallatit është djegur plotësisht. Flakët kanë qenë të frikshme dhe banorët e kanë pasur të pamundur të dalin, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me shpejtësi.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se një defekt në rrjetin elektrik mund të ketë inicuar flakët, që për fat nuk ka shënuar viktima.