Forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet kanë bërë shoqërime të banorëve të "Unazës së Madhe" pas bllokimit të rrugës dhe djegies së gomave mbrëmjen e të dielës.

Ndërkohë familjarë të personave të shoqëruar janë mbledhur jashtë komisariatit dhe po protestojnë.

Banorët paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestat nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për anulim të projektit të Unazës së Madhe, i cili u prek banesat.