Një 25-vjeçar shqiptar është bërë protagonist i një ngjarje të paprecedentë në ishullin e Kretës në Greqi. Ai po drejtonte një automjet tip Smart, kur hyri me makinë brenda një lokali për të përplasur një 23-vjeçar po shqiptar, i cili po qëndronte i ulur së bashku me miqtë e tij.

Rasti u regjistrua në orën 23:00 të së martës në zonën e Xania. Për fat të mirë, asnjë person nuk pësoi dëmtime të rënda, përveç disa lëndimeve të vogla.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa 25-vjeçari shqiptar nuk bëri rezistencë.

Dy shqiptarët kishin patur më herët konflikt me njëri-tjetrin. Madje sherri kishte ndodhur në të njëjtin lokal.