Durim Bami, i arrestuari per kallëzim të rremë pas videos per atentat ndaj deputetit Tom Doshi, kërkon dëmshpërblim monetar nga shteti.

BalkanWeb shkruan se Bami kërkon 8.4 mln lekë nga shteti për burgim të padrejtë nga drejtësia.

Shkresa e cila mban firmën e avokatit Ilir Murati, është dorëzuar në gjykatën administrative në fund të muajit të kaluar.

"Paditësi Durim Bami i drejtohet Gjykatës administrative të Shkallës së parë Tiranë për të kërkuar kompensim për burgim të padrejtë për periudhën kohore prej 2 vjet e 5 muaj e 19 ditë." thuhet në shkresë.