Persona ende të pa identifikuar nga policia e Durrësit, mësohet se kanë grabitur një pikë exchange mbrëmjen e shkuar në qendër të Sukthit.

Bëhet me dije se grabitësit kanë thyer derën kryesore duke vjedhur arkën e parave të pikë së këmbimit valutor.

Burime për "DurrësLajm" kanë sqaruar se autorët e vjedhjes më herët kishin prerë energjnë elektrike në zonë, e më pas në mungesë të dritave kanë sulmuar pikën e këmbimit valutor.

Pasi kanë prerë hekurat e derës kryesore ata kanë hyrë brenda dhe kanë marrë me vete arkën e parave. Nga të dhënat paraprake, mendohet se janë mbi 30 milionë lekë të vjetra të vjedhura.

Pronari ka bërë denoncim në polici mëngjesin e sotëm kur ka parë të thyer derën e dyqanit. Inspektorët e policisë nuk kanë gjetur as filmime dhe po punojnë për mbledhjen e grumbullimin e provave.