Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim.

“Më datë 29.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, Gj.Q., vjeç 30, banues në Yzberish, Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.