Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Peqin, ku dy motora janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital 49-vjeçari Ilirian Shabani.

Mësohet se nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë dhe drejtuesi tjetër i motorit.

Forcat policore dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit.