Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 39 dhe 36 vjeç në komunat e Breshias, nën akuzën e trafikut të drogës. Dy shqiptarët e prangosur dyshohet se kanë lidhje me trafikun e dorgës në zonë. 

Në makinën e tyre, policia gjeti doza kokaine dhe 500 euro të gatshme ndërsa në banesën ku ata jetonin u  gjetën 5 mijë euro, raportojnë mediat italiane.

Paratë dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal. Njëri prej shqiptarëve u la në burg, kurse tjetri në "arrest shtëpie".