Ekstradohet drejt Italisë një 34-vjeçar nga Durrësi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi E.Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, u ekstradua përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Rinasit drejt vendit fqinj për llogari të drejtësisë italiane.

Policia informon se Prokuroria e Parmës, ka dërguar urdhër-arrestin ndaj tij për veprat penale: “Organizatë kriminale” dhe “Vepra penale të lidhura me drogën” bazuar në Kodin Penal Italian.

Ekstradimi është kryer ditën e djeshme më 12 shtator.