Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës. Sipas policisë, në fshatin Balldren të Lezhës, pas një konflikti për motive ende të paqarta, Gjin Gjini, ka plagosur me armë zjarri në këmbë Hil Gjini.,43 vjeç, banues po në këtë fshat.

Ky i fundit është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas banorëve, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijën në shkollë, ndërsa është përballur me bashkëfshatarin e tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.