Burime nga Prokuroria, bëjnë të ditur se ne kuader te nje procedimi penal te vitit 2018 jane ndaluar shtetasit Idlir Frasheri, ish-Drejtor i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe te “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.

Dhe shtetasi Alfred Lulaj, jurist i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale “Shperdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.

Keta shtetas kane bere blerje te mallrave mjekesore (antibiotike) ne kundershtim me ligjin. Me pas per te justifikuar veprimtarine e paligjshme te tyre kane futur ne dosjet e blerjeve nje kerkese gjoja sikur mjeket e spitalit kerkonin ilaçe.

Hetimet vazhdojne pasi do te verifikohen te gjitha procedurat ne lidhje me menyren se si kane dale medikamentet mjekesore nga Farmacia e Spitalit te Beratit.