“Operacioni Brothers” ka vënë në pranga këtë të enjte 5 shqiptarë dhe bashkëpunëtoren e tyre në trafikun e drogës.

Në orët e para të mëngjesit, policia italiane ka shkuar në qytezën e vogël të Anagnit ku dhe kishin bazën operative trafikantët shqiptarë. Droga që shqiptarët shisnin ishte e fshehur në qendrën e qytezës, madje në zonën antike të saj.

Policia është habitur kur ka zbuluar se shqiptatët e fshihnin kokainën nëpër muret antike në qendër të qytezës e më pas e shpërndanin atë duke e shitur.

Në urdhër arresti me burg janë vënë shqiptarët: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.

Ndërsa në urdhër arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.