Dalin emrat e grupit nga Durrësi që funksiononte duke nxjerrë emigrantë ilegalisht drejt BE-së kundrejt fitimit 1000 deri në 2500 euro.

Mirdash Xhani 58 vjeç, Iljaz Berisha 58 vjeç, Igli Gripshi 64 vjeç, Arben Ndreka 49 vjeç nga Durrësi; dhe Elton Baroka 39 vjeç nga Fushë-Kruja, janë të arrestuarit e deri tanishëm në kuadër të operacionit “Danubi’’, teksa vijojnë kërkimet për kapjen e 8 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Personat e përfshirë në këtë aktivitet, pajisnin me dokumente false apo me martesa fiktive dhe leje të tjera klientët dhe i dërgonin për në vendet e BE-së. Mësohet se personat e pajisur me këto dokumenta të kenë dalë nga disa pika kufitare shqiptare, që iu ishte refuzuar hyrja në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.