EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës Itali-Belgjikë-Shqipëri, 4 shqiptarë në pranga (VIDEO+FOTO)

Postuar: 17/04/2018 - 10:39

Superoperacion antidroge, shkatërrohet një organizatë kriminale që trafikonte drogë midis Italisë, Belgjikës dhe Shqipërisë. Shtatë persona u arrestuan këtë mëngjes nga Guardia di finanza e Komandës Provinciale të Romës, nën akuzën për trafik ndërkombëtar të drogës.

Operacioni i koduar “Biznes familjar” (Affari di famiglia), vuri në pranga shqiptarët Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë.

Bosi kryesor i kësaj organizate ishte shqiptari Aleks Boci, i cili me ndihmën e disa shqiptarëve rezidentë në Belgjikë, organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Romë.

Sipas medieve italiane, lënda narkotike trafikohej përmes portit të Anversës, nga ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një dalje të sigurt doganore përmes bashkëpunëtorëve të tyre.

Pasi mbërrinte në Romë lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri.

Hetimet e operacionit kanë dokumentuar rreth 160 kg kokainë të trafikuar në 8 rrugë importimi të saj nga Amerika e Jugut e vetëm 9 kg prej tyre janë mundur të sekuestrohen.

Hetimet kanë dokumentuar gjithashtu një përfitmi prej 1 milion e 600 mijë euro të kësaj organizate kriminale, prej të cilave janë vënë nën sekuestrim rreth 430 mijë euro.

Sipas hetimeve të investigatorëve italianë, një sasi e drogës ishte e destinuar për bosin mafioz të Ndraghetas Davide Perronace.

Hetimet e operacionit “Biznes familjar” kanë nisur pas operacionit "Romana" ekzekutuar nga policia italiane në 10 tetor të vitit 2017, e që çoi në arrestimin e 18 personave në rajonet e Calabria, Lazio, Piemonte, Lombardia, Veneto e Sardegna, të cilët bashkëpunonin me klanin Alvaro të mafias kalabreze Ndrangheta.

Operacioni i sotëm është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare. Mediet italiane po ashtu raportojnë se 2 prej 7 të arrestuarve janë kapur nga policia në Shqipëri.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një punonjës policie është rrahur mbrëmë në Durrës.

   Ka përfunduar në pranga një nga autorët e grabitjes me armë të ndodhur mëngjesin e sotëm (25 shtator) në zonën e Skelës, ndërsa është

   Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar të dytë në lidhje me vrasjes e shqiptarit Grei Frashëri, e shënuar gjatë këtij muaji në

   Policia rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të akuzuar për dy vepra të ndryshme penale.

   Arrestohet drejtori i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka.

Goditet një person në Durrës me sende të forta, dhe agresori nuk është ndalur vetëm me kaq, por i ka dëmtuar edhe makinën.

Largohen nga banesa dy motra në Durrës, të moshës 16 e 19 vjeçe.

Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike si dhe janë seku

Pas një operacioni të policisë është zbuluar një bazë prostitucioni, në disa qendra estetike në Tiranë.

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Mat pasi tentoi të djegë shtëpinë e një shtetasi mbrëmjen e së hënës.