Ne vijim të punës hetimore, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Toyota” shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja Ilda Parroj, rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Materialiet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.