Një 50-vjeçar në Durrës është arrestuar nga blutë e qytetit, pasi një ditë më parë është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Specialistët  e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin, Alberto Elezaj 50 vjeç, banues në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari Elezaj, më datë 13.12.2017, në lagjen Nr.4, u kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip "Ford" në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.