Është zbardhur identiteti i personit që u plagos gjatë mbrëmjes në autostradën Lezhë-Miloti pranë një lokali. Sipas burimeve, ai është 40 vjeçari, Aleksandër Deda.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në rrethana ende të paqarta është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”,– njofton policia.

Shërbimet e policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë  dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.