Një 44-vjeçare është vetëplagosur me armë në Elbasan. Policia bën me dije se e plagosura është dërguar mëngjesin e sotëm në spitalin Kirurgjik të qytetit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Shtetasja N. D., banuese në Elbasan, është çuar në spital nga familjarët, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vetëplagosjes.

Në banesën e gruas së plagosur policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut (çifte).

Grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet.