Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë dështuar sërish mbrëmjen e sotme të arrestojnë të shumëkërkuarin Talo Çela.

FNSH ka ndërmarrë një operacion mbrëmjen e sotme në fshatin Karakull të Bradasheshit në Elbasan, por nuk ka mundur të arrestojë Çelën, i cili është një nga grabitësit e Rinasit.

FNSH ka bastisur ndërtesën 3 katëshe ku mendohej se ai fshihej, por nuk ka mundur të realizojë qëllimin.

Ky ëhstë operacioni i pestë i dështuar për kapjen e Talo Çelës.