Kjo është Adriana Shaholli, 40-vjeçarja që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Durrës pasi u godit me sende të forta nga bashkëshorti.

Nëna e 6 fëmijëve u dërgua në Urgjencën e Durrësit por nuk mundi t’i shpëtonte plagës së marrë nga zënka me Çlirim Shahollin, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se nuk donte ta vriste gruan e tij.

“Nuk doja ta vrisja gruan time. U zimë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”.