Policia e Durrësit bën me dije se është gjetur 76-vjeçari Zenulla Pula, cili kishte ardhur me pushime me familjen në qytetin brgdetar, por më pas u largua në drejtim të paditur.

Këtë mëngjes, ai është gjetur dhe fatmirëisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pranë familjarëve të tij.

Largimi i tij për disa orë shqetësoi familjarët, pasi ai vuan nga skleroza. Falë njoftimit të dhënë në media, gjetja e tij u bë e mundur lehtësisht.