Gjendet një person i vdekur në rrugë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Fier.

Sipas njoftimeve paraprake, zona ku është gjetur trupi i pajetë është në rrugën e spitalit.

Mbeten enigmë shkaqet e vdekjes të burrit rreth të 70-ave, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Akoma nuk ka informacionin për identitetin e viktimës dhe çfarë ka ndodhur.