Një i ri, shtetas i huaj u gjet mëngjesin e sotëm në Durrës i pajetë.

20-vjeçari është gjetur pranë ish-hotel Vollgës dhe në trupin e tij ka njolla gjaku çka ngre dyshimet se mund të jetë vrarë.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.