Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Shkjezë, ku viktima Gjin Ndoji është gjetur i pajetë në rrugë, me një plagë në kokë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar  i pajetë, shtetasi Gj. B.,  27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.