Një gomone e përmbysur është gjetur pranë ishullit të Sazanit në Vlorë. Informacionet e para nuk flasin për drogë por dyshohet se gomonia do përdorej për trafik.

Deri tani policia ka shoqëruar 2 persona në Komisariat, të cilët do të merren në pyetje. Mësohet se në gomone kanë qenë 3 persona, 2 shqiptarë dhe një italian.

Nuk dihet nëse nëse mjeti është përmbysur për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.