Gjatë seancës së sotme gjyqësore të Emiliano Shullazit te Krimet e Rënda, avokati i Gilmando Danit dhe Endrit Zelës i ka kërkuar Gjykatës të kërkojë si provë të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e Ylvi Beqjes në nëntor-dhjetor të vitit 2014.

Sipas avokatit, në 5 raste Ylvi Beqja dhe Dani apo Zela kanë lëvruar çeqe në shuma të konsiderueshme nga llogaria e “Saudi Brother”.

Në të njëjtën ditë, ai ka dalë nga Shqipëria drejt Malit të Zi ose Italisë, raporton BalkanWeb. Avokati pretendoi se Beqja ka dërguar paratë cash jashtë vendit për llogari të veprimtarive të tij të jashtëligjshme.

Kërkesa u rrëzua nga Gjykata, po ashtu edhe kërkesa për dergimin e një letërporosie në Malin e Zi për pasuritë e Beqjes në këtë vend.