Policia e Mallakastrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antikanabis, ku gjatë kontrollit të territorit u evidentuan dhe goditën dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kuta”.

Si rezultat i këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:

A. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi:

J. Sh., 25 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “K ultivimi i bimëve narkotike”.