Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me mjet prerës një shtetas.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kukës, ku i plagosur rëndë ka mbetur një 19-vjeçar.

NJOFTMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim 21 vjeçari F. C, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky person, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 19 vjeçarin A. D., banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.