Goditet një person në Durrës me sende të forta, dhe agresori nuk është ndalur vetëm me kaq, por i ka dëmtuar edhe makinën.

Shtetasi A.K., vjeç 34, ka goditur me sende të forta, si dhe i ka thyer xhamin e mjetit tip “Smart”, shtetasit F.H., vjeç 23, banues të dy në Durrës.

Ngjarja është regjistruar dje në lagjen nr.14 (Shkozet), ndërsa për autorin, policia informon në komunikatën e saj për shtyp, se ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Ndaj 34-vjeçarit rëndojnë akuzat e “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, respektivisht sipas neneve 90 e 150 të Kodit Penal.