Zyra e OSHEE në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë ka rënë pre e grabitësve.

Dyshohet se grabitja ka ndodhur gjatë natës, në një prej pikave në afërsi të Pazarit të Ri.

Ky fakt është vënë re nga punonjësit në mëngjes të cilët kanë parë derën e jashtme të hapur dhe ambientet e brendshme të dhunuara.

Deri më tani nuk dihet shuma që kanë vjedhur autorët, ndërkohë që policia ka zbarkuar në zyrat e OSHEE.