Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Në video shihet teksa një grup djemsh goditen me karrige, tavolina dhe shishe.

Ndërkohë, mësohet se pas grushteve sheri ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta. Nuk dihen ende arsyet se pse ka nisur sherri, ku dyshohet se janë përfshirë djali i deputetit Tom Doshi, Markosi dhe nipi i ish-deputetit Aqif Rakipi.

Pamjet janë regjistruar nga lokali përballë, por duken qartë karriget dhe tavolinat që “fluturojnë” mbi kokat e të përfshirëve në përleshje. Ngjarja ka shkaktuar panik tek klientët e tjerë të lokalit, edhe pse deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.