5 nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës, raportohet të jenë helmuar. Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Dibrës, ku edhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Deri më tani nuk dihen zyrtarisht rrethanat e ngjarjes në fjalë. Nga vizita paraprake e fëmijëve, ekipi mjekësor është shprehur se helmimi mund të jetë shkaktuar si pasojë e detergjentëve të larjes së ambienteve të shkollës.

Një rast i ngjashëm, por në përmasa më të mëdha nodhi pak kohë më parë në një shkollë në një fshat në Shkodër, ku u helmuan mbi 60 nxënëses, pasi kishin konsumuar ushqim në një fast-food.