Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vite burg Marjana Çmetën, e cila dy vite më parë helmoi vjehrrën e saj, Lirie Lamin.

Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Dy vjet më parë, 21-vjeçarja helmoi dhe më pas mbyti vjehrrën e saj.

Marjana Çmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 47-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që në fakt ishte helm minjsh, duke ja paraqitur si një lëng të përgatitur nga hoxha në mënyrë që të merrnin fund sherret mes tyre.