Policia ka arrestuar në flangrancë një 38-vjeçar në Durrës, i cili ka hyrë në një lokal me armë zjarri me vete.

Focat blu të qytetit bregdetar kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

NJOFTIMI I PLOTË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponjat”, pas telefonatës së marrë në sallën operative të DVP Durrës se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë nga qytetari.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.