Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Mësohet se i arrestuari ishte dënuar nga gjykata e Durrësit me burg për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin D. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.“, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.