Një i moshuar është vetëplagosur me armë zjarri mesditën e sotme rreth orës 13:10, në oborrin e banesës në Bushat, Shkodër.

Nga burimet zyrtare mësohet se i plagosuri është 70- vjeçari me inicialet P.D, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes