Një i ri nga Kruja ka humbur në plazhin e Shëngjinit para pak orësh. 19 vjeçari dyshohet se është mbytur në plazhin e Ranës së Hedhun.

Familjarët kanë denoncuar rastin në polici. Ata thanë se djali i tyre është futur në det për t’u larë dhe më pas nuk e kanë parë më.

Policia akoma nuk ka bërë me dije identitetin e të riut. Polumbarët kanë nisur kërkimet. Edhe policia po shqyrton rastin, ndërsa në Shëngjin bëhet me dije se ka humbur edhe një tjetër person, që ka qenë duke u larë.

Po ashtu, ditën e sotme, një 31-vjeçar nga Skrapari dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Currilave, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.