Një 23-vjeçar nga Vushtria e Kosovës është arrestuar në Shkodër për përndjekjen dhe kanosjen e një vajze. Në pranga ka rënë Besnik Hyseni.

Policia thotë se i riu, "rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G. e cila  ka telefonuar policinë, dhe falë reagimit të shpejtë të policisë, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartpërmendur, ku ju gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip Zastava e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale  “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 121/a dhe 278/3 të Kodit Penal.