Një shqiptar 24-vjeçar është gjetur i vdekur brenda makinës në Itali. 

Mediet italiane raportojnë se makina ku u gjet trupi i pajetë i shqiptarit, ishte parkuar në zonën e San Donà di Piave.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, jetonte në zonën e Pordenones dhe sipas hetimeve paraprake nga policia, vdekja mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë droge.

Do të jetë autopsia ajo e cila do të konfirmojë përfundimisht shkakun e vdekjes.