Një e moshuar në Durrës ka mbetur e plagosur pasi i ka shpërthyer bombola e gazit në banesë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:20, në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.01.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.