Një 26-vjeçare e shpallur në kërkim për veprën penali “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” është vënë në pranga në Vlorë.

Nga burimet zyrtare mësohet se në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia Kufitare ka bërë kapjen e shtetases në kërkim Sh.A., 26 vjeçe, banuese në Fier.

Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.