Një aksident në rrugë i ka marrë jetën një të moshuari shqiptar në Itali, teksa po udhëtonte me biçikletë. 

Mediet italiane raportojnë se mëngjesin e sotëm në Nereto, i moshuari 72-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u rrëzua papritur duke ndërruar jetë në vend.

Dyshohet se i moshuari vdiq nga ndonjë sëmundje prej së cilës vuante më parë. Megjithatë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar dyshimet.